Objekti A i Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, ku ndodhet Gjykata Themelore e Prishtinës, është përfshirë nga probleme me rrjedhje uji.
Lajmi është bërë i ditur nga avokati Kushtrim Palushi, i cili ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook.
Në pamjet e publikuara shihet uji duke depërtuar dhe duke rrjedhur nga tavani i objektit.









