Zbulimi i këtij sezoni në Serie A. Napoli, United dhe Bayern nisi garën për transferimin e portierit 23-vjeçar

Me paraqitjen e treguar me fanellën e Parmës në sezonin e fundit, Zion Suzuki është momentalisht një nga portierët më të kërkuar në futbollin evropian. Sipas Gazzetta dello Sport, për japonezin 23-vjeçar ka një interes konkret nga Napoli në Serie A, por edhe nga dy ekipe të mëdha si Bayern Munich dhe Manchester United.

Te Parma, janë të vetëdijshëm që nuk e mbajnë dot për sezonin e ri Suzukin dhe shitja e tij do të jetë një mundësi e mirë ekonomike për të forcuar skuadrën.

Vlera në treg e 23-vjeçarit nëse i referohemi Transfermarkt është 20 milionë euro, por sipas medieve italiane pronari i Parmës, Kyle Krause, nuk ka ndërmend të lejojë largimin e tij pa të paktën 30-35 milionë euro.

The post Zbulimi i këtij sezoni në Serie A. Napoli, United dhe Bayern nisi garën për transferimin e portierit 23-vjeçar appeared first on Telesport.