E kërkojnë Chelsea dhe Barcelona, Juventus vendos çmimin për Andrea Cambiaso

Sipas raportimeve që vijnë nga mediet italiane konkretish nga Sky Sport Italia, Barcelona dhe Chelsea janë vënë pas mbrojtësit të Juventusit, Andrea Cambiaso.

26-vjeçari është nën kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2029. Juventus ëhstë i gatshëm për të lejuar largimin e Cambiaso, por vetëm për një ofertë 30 milionë euro.

Italiani ishte pranë transferimit te Man. City verën e kaluar, por oferta e “Qytetarëve” prej 65 milionë eurosh, u refuzua nga “Zonja e Vjetër”.

Tani situata ka ndryshuar, duke ditur që Juventus nuk do të luajë sezonin e ardhshëm në Champions League. Drejtuesit e klubit bardhezi do të nisin një projekt nga e para, ku pritet të ketë largime të bujshme. Njëri prej tyre në listë është edhe Andrea Cambiaso.

The post E kërkojnë Chelsea dhe Barcelona, Juventus vendos çmimin për Andrea Cambiaso appeared first on Telesport.