Fotografia Enrique Riquelme me Haaland bëhet “virale” pas njoftimit se do ta transferojë

Më 5 korrik 2022, Enrique Riquelme, kandidat për presidencën e Real Madridit, publikoi në Instagram një foto së bashku me Erling Haaland dhe këngëtarin Ozuna. “De pretemporada”, – shkroi biznesmeni në një imazh ku shfaqej me sulmuesin e Manchester City, Ozuna, Ignacio Maluquer dhe Sandra García-Sanjuán Machado.

La foto de Enrique Riquelme con Haaland de 2022 que se ha hecho viral tras anunciar su fichaje

Afro katër vite më vonë, fotografia është bërë “virale” pasi Riquelme deklaroi në emisionin “El Hormiguero” të Pablo Moto se do ta transferonte Haalandin nëse fiton zgjedhjet ndaj Florentino Pérez.

El candidato a la presidencia ha asegurado la incorporación del delantero noruego si sale elegido como presidente del Real Madrid

Sipas “El Mundo”, lidhja mes Riquelme dhe Haaland daton që nga viti 2021, kur ata u takuan në Marbella në një darkë të gjatë, ku madje u përmend edhe një marrëveshje me babain e lojtarit, jashtë agjentëve.

Në atë kohë Haaland luante te Borussia Dortmund, ndërsa Riquelme nuk arriti të fitonte garën për presidencën e Real Madridit dhe norvegjezi përfundoi te Manchester City. Që prej atëherë, kontaktet mes tyre kanë vazhduar.

 

The post Fotografia Enrique Riquelme me Haaland bëhet “virale” pas njoftimit se do ta transferojë appeared first on Telesport.