Milani, i bllokuar nga shumë probleme, duhet të zgjidhë edhe çështjen e krijuar nga Rafa Leao. Portugezi ka thënë qartë se aventura e tij te kuqezinjtë ka përfunduar dhe tani duhet gjetur një skuadër e re. Rrethi i tij nuk ka sjellë propozime konkrete në “Via Aldo Rossi” dhe për momentin flitet vetëm për hipoteza merkatoje dhe sugjerime.
Një prej tyre është interesimi nga Premier League, në veçanti Arsenali, që po kërkon një sulmues krahu të majtë. Objektivi i parë ishte Anthony Gordon, por “Gunners” u mposhtën nga Barcelona në këtë pistë. Deri tani, Leao është vetëm një emër i propozuar dhe Arsenali po merr kohë, ndoshta duke e parë në Botërorin me Portugalinë.
Milani nuk kërkon shumë, pavarësisht kontratës deri më 2028 dhe vlerësimit 50 milionë euro, pasi deklarata e largimit ka ulur vlerën e tij. Opsionet e tjera janë Arabia Saudite dhe Turqia, me Galatasaray dhe Fenerbahçe. Leao preferon një sfidë të nivelit të lartë dhe pret ofertën nga Anglia.
The post Leao bën “dalje” Milanin, tani dëshiron Premier League. Iu ofrohet kampionëve appeared first on Telesport.









