Juventus “zbulon” pasuesin e Vlahovic, kontakte konkrete me sulmuesin e Atletico Madrid

Te Juventus tashmë po punojnë për të gjetur pasuesin e sulmuesit Dusan Vlahovic, që ka vendosur të largohet nga bardhezinjtë. Pasi pranuan vendimin e serbit për të mos rinovuar kontratën e tij me Juventus, Comollì dhe Chiellini menjëherë u futën në tregun e qendërsulmuesve.

Emri që doli në pah është ai i Alexander Sørloth, një norvegjez që luan me ekipin e Atlético Madrid. Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Gianluca Di Marzio, zyrtarët e Juventus kanë bërë tashmë kontaktin fillestar me stafin e sulmuesit norvegjez.

Ky opsion nuk përjashton rikthimin e Randal Kolo Muani, lojtarin që luajti për 6 muaj me bardhezinjtë një vit më parë. Juventus do të donte të ndjekë të dyja marrëveshjet dhe më pas të vendoste se cilën do të mbyllë.

Nëse Openda ose David vendosin që të largohen, nuk mund të përjashtohet që si francezi ashtu edhe norvegjezi të mund të mbërrijnë në Torino, për të përforcuar sulmin e skuadrës së trajnerit Spalletti.

The post Juventus “zbulon” pasuesin e Vlahovic, kontakte konkrete me sulmuesin e Atletico Madrid appeared first on Telesport.