Mundësia e një rinovimi të minutës së fundit mbeti reale deri në takimin e kësaj të enjteje, kur Juventusi dhe Dusan Vlahoviç kuptuan se diferenca mes kërkesës dhe ofertës ishte shumë e madhe. Klubi bardhezi nuk mundi dhe nuk deshi ta kalonte kufirin ekonomik që i kishte vendosur vetes, ndaj tani duhet të përballet me largimin e sulmuesit serb.
Dështimi i negociatave, që kishin zgjatur prej muajsh, madje vitesh, u konfirmua edhe nga Giorgio Chiellini, drejtori i strategjisë sportive të klubit: “Më vjen shumë keq, deri në fund ai e dëshironte shumë rinovimin. Dusan është një person serioz”.
Pra, serbi kishte vullnetin për ta zgjatur bashkëpunimin e nisur në vitin 2022. Megjithatë, Chiellini theksoi se kërkesat financiare ishin të papërballueshme për Juventusin dhe Serie A: “Me këto shifra nuk do të qëndrojë në Itali, megjithatë është e ligjshme që të kërkojë një lloj tjetër page”.
Mes klubeve të interesuara për 25-vjeçarin përmenden Fenerbahçe, Newcastle dhe Chelsea, ndërsa transferimi te një ekip italian duket shumë më i vështirë.
The post Vlahovic, lamtumirë Juventusit. Konfirmimi i hidhur i Chiellini: “Me këto shifra nuk do të qëndrojë në Itali” appeared first on Telesport.









