“Deçan, je krenaria e krejt shqiptarisë”, Haradinaj: Me Aleancën dhe Ardian Gjinin në krye, Kosova ka me u bo diamant

Ramush Haradinaj, pas tubimit zgjedhor të mbajtur në Deçan, ka publikuar një mesazh falënderues dhe motivues për qytetarët e kësaj komune, duke e cilësuar Deçanin si krenari të mbarë shqiptarisë.

“Deçan, je krenaria e krejt shqiptarisë. Me ju si shembull, Kosova me Aleancën në krye, ka me u bo diamant”, ka shkruar Haradinaj në një postim në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me sloganin zgjedhor #ALEANCA128.

Gjatë tubimit zgjedhor, Haradinaj u ndal edhe te rëndësia e bashkimit politik dhe kombëtar, duke thënë se që nga koha e luftës ka bërë vazhdimisht thirrje për unitet ndërmjet shqiptarëve dhe se këtë qasje e ka dëshmuar edhe në jetën institucionale e politike.

Ai ka kujtuar bashkëpunimin me presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, si dhe më vonë bashkëpunimin me Democratic Party of Kosovo, që sipas tij kontribuoi në avancimin e proceseve shtetformuese, përfshirë krijimin e ushtrisë së Kosovës.

“Kuptone Deçan, unë nuk i kam nda njerëzit kurrë. Edhe në luftë ju e dini çka kam bo për bashkim edhe jemi kanë të gjithë bashkë. Në Deçan, nuk ka pas dikush që se ka ndi veten në krah e vëlla e motër me secilin, edhe e kemi rujt vendin, e kam rujt vendin në 2004 kur ja kam dhanë dorën presidentit Rugova edhe kemi punu bashkë, sepse na një vend e kemi, një popull jemi. Në 2017-tën me i çu punët përpara të vendit ja kam dhanë dorën Hashim Thaçit, i kemi qu përpara punët, e kemi bo Trepçën e kemi bo ushtrinë. Çdo rrugë që e qon përpara Kosovën, na duhet me kry. Ligjet e ushtrisë së Kosovës e majnë firmën e djalit tuaj, ajo firmë është e përjetshme”, ka deklaruar Haradinaj para të pranishmëve.