Dyshohet se dy të vdekurit në plazhin e Shëngjinit janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj nga Kosova janë përballur me dallgë të forta pasi kishin hyrë në det.

Sipas raportimeve nga mediat shqiptare, të rinjtë dyshohet se janë marrë nga rrymat detare dhe dallgët.

Si pasojë, dy prej tyre dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë.

Deri më tani, nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me rrethanat e plota të ngjarjes, identitetin e viktimave apo gjendjen shëndetësore të personave të tjerë të përfshirë.