Ëndrra e madhe e Luis Enrique është ylli i Barcelonës. PSG ofron 80 milionë euro, Flick nuk e lëshon

Pavarësisht se ka një ekip super të kompletuar, Luis Enrique ndjen sërish se ka nevojë për përmirësime dhe përforcime të reja. Dëshira e madhe e Luis Enrique është Gavi.

Interesi i Luis Enriques për Gavin nuk është rastësi. Trajneri asturian e njeh mirë lojtarin, pasi ka punuar me të te Spanja, ku i dha mundësinë të debutonte me ekipin e parë në vitin 2021 dhe vlerëson aftësinë e tij për të kontrolluar lojën, vizionin e tij, aftësitë në rikuperimin e topit dhe drejtpërdrejtshmërinë e tij në sulm.

Sipas medieve spanjolle, oferta e parë e PSG-së për Gavin mendohet të jetë rreth 80 milionë euro. Nga ana tjetër, duket e vështirë që Barcelona të heq dorë nga Gavi, pasi 21-vjeçari ka besimin e plotë të Flick dhe drejtuesve të klubit.

The post Ëndrra e madhe e Luis Enrique është ylli i Barcelonës. PSG ofron 80 milionë euro, Flick nuk e lëshon appeared first on Telesport.