Mirupafshim Real Madrid! Mesfushori gjen ekipin e ri, 6 milionë euro në arkat e “Los Blancos”

Dani Ceballos do të largohet përfundimisht nga Real Madrid këtë verë. Destinacioni i ri i mesfushorit spanjoll do të jetë Ajax.

Klubi holandez ka zyrtarizuar ditën e djeshme trajnerin e ri, që është Michel Sanchez, i cili sezonin e fundit drejtoi Girona-n në La Liga. Sanchez ka nënshkruar për 3 vite me Ajax dhe një nga përforcimet e para për të do të jetë pikërisht Ceballos.

Sipas Mateo Moretto, Ajax do të paguajë 6 milionë euro për Ceballos. Mesfushori është në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin dhe drejtuesit nuk duan ta humbin atë si lojtar të lirë një vit më pas.

The post Mirupafshim Real Madrid! Mesfushori gjen ekipin e ri, 6 milionë euro në arkat e “Los Blancos” appeared first on Telesport.