Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi janë bërë bashkë në Lupq për të prezantuar projektin e kanalit të ujitjes me rënie të lirë.
Pas urës së Saradranit që u bë ikonë e mandatit të qeverisjes së kaluar, edhe ky sistem i ujitjes në Podujevë u prezantua me pompozitet.
Kur janë avancuar pajisjet teknologjike për ujitje, qeveria e Kurtit ka prezantuar sistemin e lashtë të ujitjes nëpërmjet kanalit me rënie të lehtë.
Një dërrasë e mbanin dhe e lëshuan ujin si simbol i përurimit të këtij projekti në Podujevë.









