Kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti ka thënë se Albin Kurti në intervistën e fundit nuk arriti të përmëndte asnjë projekt serioz dhe madhor që ka ndryshuar jetën e qytetarëve në qeverisjen e tij.
Hoti ka thënë se ai është kthyer të zanati i tij: Propaganda, mashtrimi dhe fajësimi i të tjerëve.
“Por propaganda nuk mund t’i fshehë milionat e shpërndara me tenderë njëburimorë. Nuk i arsyeton kontratat e negocuara në whatsApp. Nuk i zhduk dyshimet për keqpërdorimin e parasë publike”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.









