Inter është shumë pranë transferimit të Marco Palestra. Oferta e parë e zikaltërve 40 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse është refuzuar nga Atalanta, por ziklatrit janë të vendosur për nënshkrimin me mbrojtësin e djathtë dhe duket se do të paguajnë shifrën 50 milionë euro të kërkuar nga bergamaskët.
Ardhja e Palestra, do të hapte rrugën për largimin e Denzel Dumfries. Gianluca Di Marzio zbulon se holandezi është nën radarin e Real Madridit. Drejtuesit e klubit madrilen e shohin Dumfries si profilin e duhur për të shtuar konkurencën për Alexander Arnold në krahun e djathtë, pas largimit të Dani Carvajal.
Mediet italiane zbulojnë se Dumfries ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh në kontratën e tij. Kjo klauzolë do të jetë e vlefshme vetëm për ekipet jashtë Italisë deri më 15 korrik.
The post Marco Palestra drejt Interit, Dumfries me valixhe në duar. Holandezin e presin në Spanjë, por jo te Barcelona appeared first on Telesport.









