Haradinaj ngushëllon Metën për humbjen e babait

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të Rexhep Metës, babait të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se lajmin për vdekjen e Rexhep Metës e ka pranuar me pikëllim, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje për familjen Meta në këto momente të vështira, transmeton Klankosova.tv.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës, babait të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Bashkëndjejmë me Presidentin Meta, familjen e ngushtë dhe të gjithë të afërmit për këtë humbje.

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen, ndërsa i ndjeri u prehtë në paqe!”, ka shënuar Haradinaj.