Presidenti i Atlético Madridit, Enrique Cerezo, ka shuar zërat për një largim të mundshëm të Julián Álvarez, duke theksuar se sulmuesi argjentinas është pjesë e projektit afatgjatë të klubit madrilen: “Julián Álvarez është lojtar i Atlético Madridit jo vetëm për sezonin që sapo përfundoi, por edhe për shumë sezone të tjera”.
Ky ishte reagimi institucional karshi interesimit të vazhdueshëm të Barcelonës për argjentinasin. Mes dy klubeve ka pasur tensione ditët e fundit për shkak të raportimeve mbi oferta të mundshme të Barcelonës, të cilat Atlético i ka konsideruar të pamjaftueshme, duke reaguar edhe me komunikata ironike.
Cerezo foli edhe për merkaton e verës: “Punojmë vazhdimisht për të sjellë lojtarët më të mirë në skuadrën tonë. Deri në gusht, kur nis kampionati, ka ende shumë kohë për t’i identifikuar, vlerësuar dhe afruar. Kemi zhvilluar një sezon shumë të mirë dhe jemi vërtet gati për të ardhmen. Sa herë që do të ketë afrime të reja, do t’i bëjmë publike”.
The post Atlético Madrid “mbyll derën” e largimit për Álvarez: Do të jetë lojtari ynë për shumë sezone appeared first on Telesport.









