Gazetari Shkumbin Kajtazi, e ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, gjatë intervistës së tij të fundit.
Në emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, ai tha se Kurti qëllimisht i bën disa veprime sepse sipas tij, synon të bëhet “meme”.
“Qëllimi i tij është me bë trende, dhe ne të merremi me këto elemente dhe të mos merremi me atë se çka tha. Paramendoje, dy-tri herë u pyet dhe tha “Ka folur ministrja, nuk dua ta luajë rolin e ministres””.
Megjithatë, Kajtazi thotë se Kurti “krejt i di” për prokurorë, ndërsa për ministrat e vet nuk flet, transmeton Klankosova.tv
“Mirëpo, Albin Kurti, tregon se pse Blerim Isufaj dhe nuk flet në emër të ministres që e ka vartëse për punë të qeverisë, ndërkohë që thotë ky prokuror nuk bon. Për prokurorë flet ky, krejt i din “, shtoi ai.
Për krejt flet ky, krejt i di. Për prokurorë din ky, veç kur është puna për ndonjë skandal….”, tha Kajtazi. /Klankosova.tv









