Daka: Pushteti s’ka me çka të krenohet e çka të tregojë, përveç 100 eurove në prag të fushatës (VIDEO)

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, e ftuar sot në emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, ka folur për fushatën zgjedhore, e cila është tashmë në javën e fundit.

Sipas saj, këtë herë ka gjuhë të urrejtjes dhe fajësime, ndërsa është polarizuar shoqëria, transmeton Klankosova.tv

Megjithatë, Daka tha se pushteti i VV-së nuk ka më se me çka te krenohet, ndërsa opozita po merret me atë që kjo parti ka bërë e ka dështuar të bëjë gjatë qeverisjes.

“Në fakt, pushteti nuk ka shumë se më çka të krenohet. E kemi një buxhet rreth 20 miliardë dhe me këto është dashur të shohim shumëçka për këto gjashtë vite.  Ndërkaq opozita mund të flet për atë që nuk ka bo pushteti. Pushteti  nuk ka shumë se çka të tregojë, përveç ato mjetet që po i ndan në prag të fushatës, ato 100 euro që janë bërë virale. Nuk ka investim kapital.” /Klankosova.tv