Begaj dekreton lirimin dhe emërimin e një sërë ambasadorësh në Shqipëri

Në një njoftim për shtyp të publikuar këtë të hënë, Presidenca e Shqipërisë bën me dije se Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, ka firmosur dekretet për lirimin dhe emërimin e një sërë ambasadorësh të Republikës së Shqipërisë në përfaqësitë diplomatike në vende të ndryshme të botës.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve, Presidenti shqiptar dekretoi lirimin nga detyra të: 

  • Donika Hoxha, nga detyra e Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë në Bosnjë dhe Hercegovinë (jo rezidente), ndërsa vijon detyrën në Republikën e Kroacisë (rezidente);
  • Dastid Koreshi, nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë pranë Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Evropës në Strasburg (rezident);
  • Eglantina Gjermeni, nga detyra e Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë (rezidente), shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, Begaj dekretoi emërimin në detyrë të:

  • Spiro Koçi, në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Bosnjë dhe Hercegovinë (rezident);
  • Florian Nova, në detyrën e Ambasadorit në Republikën Arabe të Egjiptit (rezident), si dhe në Siri, Jordani, Libi, Palestinë, Liban dhe Sudan (jo rezident);
  • Elvira Isufi, në detyrën e Ambasadores në Mbretërinë e Suedisë (rezidente), si dhe në Finlandë, Islandë dhe Norvegji (jo rezidente);
  • Dastid Koreshi, në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë (rezident);
  • Ermal Muça, në detyrën e Ambasadorit në Japoni (rezident), si dhe në Filipine, Indonezi, Singapor dhe Malajzi (jo rezident), si edhe në Republikën e Koresë (jo rezident).