“E dua shumë futbollin.” Kështu nis intervista e Eden Hazard për DAZN BE. Ish-ylli belg, që sot i është përkushtuar golfit pas tërheqjes nga futbolli (në tetor 2023), kujton karrierën e tij të shkëlqyer te Chelsea dhe me Belgjikën, por edhe periudhat me trajnerë të ndryshëm.
Hazard pranoi se një nga gjërat që nuk i pëlqen në futbollin modern janë seancat e gjata taktike: “Tani bëjnë disa gjëra në stërvitje dhe them: Sa të lodhshme… E kam përjetuar vetë, sidomos me Conten trajner, e kam fjalën për pjesën taktike”.
Ai krahasoi metodat e Antonio Contes me ato të José Mourinhos dhe Zinedine Zidane: “Me Jose ishim në rregull, stërvitjet ishin fantastike. E njëjta gjë edhe me Zidane”. Duke folur për francezin, Hazard shtoi: “Stërvitjet e Zidanes? Thjesht të lësh të luash futboll. Pesë minuta taktikë dhe pyet: Doni të bëni më taktikë? Mirë…, mbaroi. Tani luajmë futboll”.
Në bisedën me John Terry, ai pranoi: “Në stërvitje isha si një fëmijë i vogël. Pas një ore taktikë thoja: Jo, prapë?” Hazard punoi me Conten te Chelsea nga viti 2016 deri më 2018, duke fituar Premier League dhe “FA Cup”. Megjithatë, duket se preferonte shumë më tepër filozofinë e Zidanes; më pak teori, më shumë top.
The post “Jo, prapë?” Hazard zbulon ‘makthin’ me trajnerin Conte. “Me Zidane vetëm luan futboll” appeared first on Telesport.









