Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep detaje, tre të dyshuarit ndalohen për 48-orë

Sipas njoftimit, tre persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi gjatë kontrollit në një veturë janë gjetur dhe sekuestruar substancat narkotike.

Të dyshuarit janë ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda afatit të paraparë ligjor, për të ndaluarit do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thotë Prokuroria e Mitrovicës.