Kompania teknologjike Nvidia ka njoftuar për një çip të ri për kompjuterët personalë, duke hyrë më thellë në tregun e pajisjeve të konsumit të bazuara në inteligjencë artificiale (AI).
Shefi ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, e bëri njoftimin të hënën gjatë një fjalimi kryesor përpara hapjes së panairit teknologjik Computex në Taipei të Tajvanit.
Ndërkohë, të dielën, Shtetet e Bashkuara shtrënguan rregullat për eksportin e çipave më të avancuar të Nvidia-s drejt kompanive kineze, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Çipi i ri RTX Spark përshkruhet nga Nvidia si një “superçip” i epokës së agjentëve personalë të AI-së, duke e kthyer kompjuterin nga një mjet pune në një “bashkëpunëtor digjital”.
Ai do të integrohet në një seri të re kompjuterësh me Ëindoës nga kompani si Lenovo, HP, Dell, Microsoft Surface, Asus dhe MSI.
Pajisjet pritet të dalin në treg gjatë vjeshtës, ndërsa modele të tjera nga Acer dhe Gigabyte do të pasojnë më vonë. /Klankosova.tv









