Kandidati për deputet nga LDK, Arben Gashi në Nabërgjan të Pejës ka takuar familjarë, miq e dashamirë të LDK-së.
Ai me ta bisedoi për hallet dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët tanë, por edhe për zgjidhjet konkrete që LDK ofron për zhvillimin e vendit, mirëqenien e familjeve dhe forcimin e shtetit.
“Në Nabergjan të Pejës takuam familjarë, miq, fqinjë dhe dashamirë të LDK-së. Në një atmosferë të ngrohtë e të sinqertë, biseduam për hallet dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët tanë, por edhe për zgjidhjet konkrete që LDK ofron për zhvillimin e vendit, mirëqenien e familjeve dhe forcimin e shtetit.
Këto takime më japin edhe më shumë besim se Kosova ka nevojë për politikë që dëgjon, kupton dhe vepron.
Faleminderit për mikpritjen, respektin dhe mbështetjen tuaj!”, shkroi Gashi.








