Franco Mastantuono do të largohet nga Real Madrid, por jo nga La Liga. Zbulohet prapaskena e fundit për argjentinasin

Sezoni i parë i Franco Mastantuono te Real Madrid nuk ishte ashtu siç priste argjentinasi, i cili luajti rreth 1480 minuta dhe kontriboi me 3 gola dhe 1 asist.

Duke luajtur një rol dytësor sezonin e tij të parë, Mastantuono pritet të largohet diku tjetër, për të fituar përvojën e duhur për t’u rikthyer i gatshëm për të qenë titullar te Real Madrid.

Sipas Estadio Deportivo, destinacioni i ri i Mastantuno mund të jetë Villarreal. “Nëndetësja” e cila do të luajë edhe në Champions League sezonin e ri, është e interesuar për shërbimet e yllit argjentinas. Shumë shpejt pritet të nisin negociatat zyrtare mes palëve.

Kujtojmë se Real Madrid ka paguar 60 milionë euro te River Plate për kartonin e Mastantuono dhe besimi i drejtuesve të klubit madrilen ndaj tij është i madh, edhe pse pati shumë vështirësi në sezonin e tij të parë.

The post Franco Mastantuono do të largohet nga Real Madrid, por jo nga La Liga. Zbulohet prapaskena e fundit për argjentinasin appeared first on Telesport.