Pas Gjakovës, Malishevës e Suharekës, Lidhja Demokratike e Kosovës fushatën e ka vazhduar në Lipjan.
Kandidatja për presidente Vjosa Osmani dhe ai për kryeministër Lumir Abdixhiku, u pritën nga nikoqiri, Imri Ahmeti.
Atje, ka pasur pjesëmarrje tejet të madhe të simpatizantëve të LDK-së dhe qytetarëve të kësaj komune.
Nga fotografitë shihet qendra e qytetit i stërmbushur.









