Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë katër persona nga një shpellë e përmbytur në Laos të shtunën, kanë bërë të ditur vullnetarët tajlandezë të shpëtimit.
Sipas tyre, një person tjetër ishte shpëtuar më herët, të premten në mbrëmje, duke e çuar në pesë numrin e të nxjerrëve deri tani, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv.
Shtatë shtetas nga Laosi kishin hyrë në një shpellë në provincën Xaisomboun për të kërkuar ar, por mbetën të bllokuar për më shumë se një javë pasi rritja e nivelit të ujit ua bllokoi daljen.
Dy persona të tjerë ende rezultojnë të zhdukur, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon.









