Bisedat në grupin sekret të WhatsAppit ia shpartallojnë mbrojtjen e Kurtit për Hajdarin

Publikimi deri më tani dypjesësh i bisedave në grupin sekret të WhatsAppit, në të cilin katër persona, njëri prej tyre privat, e bashkë me Rozeta Hajdarin dhe dy vartësitë e saj në ministrinë e Tregtisë, diskutonin për sekrete shtetërore të Rezervave Shtetërore, ia ka rrëzuar krejtësisht mbrojtjen që ia ka bërë ministres së tij, kryeministri në detyrë Albin Kurtin.

Në të paktën dy paraqitje publike, një në video-adresim e një tjetër në intervistë për Kanal10, Kurti i kishte dalë në mbrojtje Hajdarit dhe ishte shprehur se ka besim të plotë në të. Madje, kishte thënë se Prokuroria Speciale ka bërë shkelje kur ka vendosur t’i shkojë pas skandalit për Rezervat Shtetërore.

“Unë kam besim të plotë në ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë kur kishte krizë globale ministria që ajo drejton i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur kujfitë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin”, thoshte Kurti në mbrojtje të Hajdarit në video-adresim.

“Gjithçka që ka thënë ministrja ime Rozeta Hajdari në konferencën për media pas ngritjes së aktakuzës është e vërtetë dhe e saktë dhe unë nuk mund të dyfishojë ministrat e mi sepse për atë janë ministrat, që unë të mos jem aty. Natyrisht se unë e marrë përgjegjësinë e plotë si kryeministër. Unë besoj që prokuroria me atë rast ka bërë shkelje dhe jo ministrja Rozeta Hajdari”, kishte deklaruar Kurti në intervistën në Kanal10.

Biseda të reja nga grupi ku kryhej “sekreti shtetëror” i Rezervave Shtetërore në WhatsApp dëshmojnë se si ish-ministrja Rozeta Hajdari nuk kishte vija të kuqe për produktet me origjinë nga Serbia.

Përkundrazi, komunikimet tregojnë se ajo i inkurajonte vartësit e saj në Ministrinë e Tregtisë të hulumtonin tregun serb të drithit dhe të interesoheshin për çmimet e ofertat e grurit, meqë produkti në Serbi rezultonte dukshëm më i lirë sesa në Kosovë.

Për më shumë ndiqeni video-storjen e përgatitur nga Paparaci: