Veteranët e UÇK-së: Ritakim në paqe, në vendin e luftës (VIDEO)

 

Pranë nuk i kanë më fizikisht.

Por kujtimin për ta po mundohen ta mbajnë gjallë mes fotografive me emrat e 35 dëshmorëve.

Këtë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të zonës së Pashtrikut e bënë në një event përkujtues në Samadraxhë, të organizuar nga Komuna e Suharekës.

Një numër i të rënëve ishin edhe nga rrethina e Rahovecit andaj i pari i kësaj komune vlerësoi lartë kontributin e dëshmorëve dhe atyre që mbijetuan.