LVV vazhdon fushatën në Gjilan (VIDEO)

Lëvizja Vetëndosje sot ishte në Gjilan.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti tha nga atje se fitorja e partisë së tij do të siguronte konstituim të shpejt të institucioneve shtetërore, raporton Klankosova.tv.

“Ta sigurojmë fitoren e cila siguron konstituim të shpejt të institucioneve të Republikës në legjislaturën e 11-të. Votën tuaj ne e kërkojmë jo vetëm nga përvoja e mirë me ne, por edhe për shkak të zotimeve të reja”, tha Kurti.