Liga e Kampionëve – PSG e Arsenal ‘ndezin’ kontinentin (VIDEO)

Finalja e Ligës së Kampionëve do të vazhdojë edhe për 30 minuta pasi PSG dhe Arsenal luajtën baras në kohën e rregullt të finales së madhe në Budapest.

Arsenal kaloi e para në avantazh me golin e Kai Havertz të realizuar në minutën e pestë të takimit, raporton KlanKosova.tv.

Gunners arritën ta mbajnë avantazhin në pjesën e parë të takimit, megjithatë në pjesën e dytë francezi Ousmane Dembele barazoi shifrat në minutën e 66-të të takimit. Tutje, PSG kishte raste të tjera shënimi, por David Raya nuk lejoi që parisienët të shënojnë edhe një gol tjetër.

Gazetari, Arlind Sadiku i cili ndodhet në ‘Puskas Arena’ në Budapest ka sjellur drejtpërdrejt detaje dhe atmosferën nga qyteti hungarez ku po zhvillohet finalja e madhe e kompeticionit më prestigjioz evropian për klube.