Hegseth u kërkon aleatëve të rrisin shpenzimet e mbrojtjes

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, u bëri thirrje aleatëve aziatikë të shtunën që të rrisin shpenzimet ushtarake për të kundërshtuar fuqinë në rritje të Kinës.

Kjo, sipas tij, për të parandaluar dominimin e saj në rajon, duke paralajmëruar për “alarm të merituar” për shkak të ndërtimit të shpejtë të saj ushtarak, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Hegseth, duke folur në Dialogun Shangri-La në Singapor, forumi kryesor i Azisë për udhëheqësit e mbrojtjes, ushtarakët dhe diplomatët, tha se një rrjet aleatësh më i fortë dhe më i pavarur është thelbësor për të penguar agresionin dhe për të ruajtur ekuilibrin e fuqisë.