Vullnet Krasniqi ‘trondit’ me deklaratën: N’paradën e krenarisë politikanët dalin për sy e faqe (VIDEO)

Në emisionin Weekend në Klan Kosova, gazetari Vullnet Krasniqi foli rreth temës “Familja tradicionale dhe familja moderne”.

Pos tjerash, në diskutim u përmend edhe parada e krenarisë, ku ai tha se shumë politikanë dalin vetëm për të mbuluar veten në raporte ndërkombëtare.

“Në dy-tre paradat e fundit nuk kam dalë hiç. Në Prishtinë në këto vitet e fundit është një paradë në të cilën dalin shumica e drejtuesve të OJQ-ve të cilët duhet me shkru në raportin e tyre që kanë marrë pjesë në këtë paradë. Marrin pjesë politikanë të cilëve ju vyn ajo foto për raporte ndërkombëtare”, ka thënë Krasniqi.

Ai poashtu tha se kjo bëhet vetëm për përfitime të votave, sidomos tani që jemi në kohë zgjedhjesh.