Barcelona nuk është pranë transferimit të Julian Alvarez, pavarësisht zërave, pasi Atletico Madridi reagoi me ironi në rrjetet sociale ndaj katalanasve.

“HERE WE GO! I kemi dërguar një faks Barcelonës me ofertën për transferimin e Yamal; 4 bileta për koncertin e Bad Bunny nesër, një abonim vjetor në ABC dhe një qese me fara luledielli. Presim përgjigjen për të përgatitur njoftimin”.
Më pas për Pedrin: “HERE WE GO! Për ofertën e dytë kemi problem; kanë mbaruar biletat për koncertin e nesërm, ndaj e përmirësojmë me 6 bileta për koncertin e së dielës”.

“Për ta kompletuar treshen, lojtari vjen huazim për një sezon dhe në këmbim japim Tom Ford dhe Smith pa opsion blerjeje. Ofertë e parezistueshme”.
Klubi madrilen shton se këto postime janë satirë dhe thekson rrezikun e dezinformimit në rrjetet sociale, duke kritikuar fushatat e sulmeve dhe ‘fake news’, si dhe përmbyll me mohim për ofertë ndaj drejtorit sportiv të Barcelonës!!!
🤷♂️ pic.twitter.com/RyVnSmnx0U
— Atlético de Madrid (@atletienglish) May 29, 2026
The post Barcelona–Atletico, “sherr” në rrjet për Alvarez. “Colchoneros” ofrojnë 4 bileta koncerti për Yamal… appeared first on Telesport.









