Një alarm për bombë që ka rezultuar fals ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në Tiranë, pas konstatimit të një sendi të dyshimtë në një rrugë pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton “Euronews Albania”.
Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë verifikuar se bëhej fjalë për një kovë plastike të lënë në rrugë e cila nuk përbënte asnjë rrezik për sigurinë publike.









