Allegri-Napoli, rikthim në të kaluarën aspak të këndshme. Bashkë zbritën në Serie B

Për Massimiliano Allegri, aventura te Napoli do të jetë një rikthim i veçantë. Përvoja e tij e parë nën hijen e Vezuvit ishte si futbollist në sezonin 1997-1998, ku luajti vetëm shtatë ndeshje. Allegri mbërriti në dhjetor nga Padova, u bë pjesë e Napolit që ndodhej në fundin e tabelës dhe ishte pothuajse i dënuar me rënie nga kategoria.

Skuadra napolitane e mbylli kampionatin me vetëm 14 pikë dhe dy fitore, duke rënë në Serie B. Për ish-mesfushorin italian asokohe, ai ishte edhe sezoni i fundit në Serie A. Ndeshja e fundit në elitë ishte humbja 5-0 ndaj Empolit më 8 shkurt 1998.

Pas eksperiencës te Napoli, mesfushori Allegri kaloi te Pescara në Serie B, përpara se ta mbyllte karrierën me Pistoiese dhe Aglianese 1923. Allegri pritet të bëhet ish-lojtari i parë i Napolit, që drejton klubin “axurr” në epokën e presidentit Aurelio De Laurentiis.

The post Allegri-Napoli, rikthim në të kaluarën aspak të këndshme. Bashkë zbritën në Serie B appeared first on Telesport.