Dështimi për t’u kualifikuar në Champions League të sezonit të ardhshëm, rezulton një humbje e rëndë financiare, e cila do ta detyrojë Juventus të shesë disa nga lojtarët e saj më të mirë.
Mediat italiane deklarojnë se janë të paktën 70 milionë euro humbje nga ky eliminim, ndërkohë që lista e lojtarëve që mund të jenë me valixhen gati është e gjatë. Disa shitje do t’i japin mundësi klubit të marrë frymë sezonin tjetër.
Ja lista e lojtarëve që mund të sakrifikohen
1-Lloyd Kelly, 35 milionë euro, ka admirues në Premier League
2-Gleison Bremer, 58 milionë euro, ka admirues në Premier League dhe Bayern Munich
3-Andrea Cambiaso, 40 milionë euro, mund të shkojë te Como
4-Teun Koopmeiners, 30 milionë euro, kërkohet nga Roma
5-Kephren Thuram, 45 milionë euro, ka admirues në Premier League
6-Francisco Conceiçao, 60 milionë euro, ka admirues në Premier League
7-Jonathan David, 20 milionë euro, ka admirues në Premier League dhe Ligue 1
8-Michele di Gregorio, 15 milionë euro, kërkohet nga Atalanta
The post Juventus, nevojiten 70 milionë euro për merkato: Ja kush mund të largohet këtë verë appeared first on Telesport.









