Lucas Hernandez i bindur: Po bëjmë historinë e futbollit francez dhe të Champions

Pas seancës së fundit stërvitore të PSG, pak orë para nisjes së kampiionëve të Francë spër në Budapest, për të luajtur finalen e Champions League, mbrojtësi Lucas Hernandez theksoi rëndësinë historike të triumfit për të dytin radhazi.

Mbrojtësi francez theksoi se si PSG po konsolidon pozicionin e saj në nivelin më të lartë evropian, një rrugë që, sipas tij, tashmë ka lënë gjurmë në historinë e kohëve të fundit të klubit dhe atë të futbollit francez. Në të njëjtën kohë, Hernandez theksoi se qëllimi më i rëndësishëm ende nuk është arritur.

Hernandez foli edhe për mentalitetin e ekipit, duke nënvizuar vështirësinë e arritjes së vazhdueshme në fazën finale të garës më prestigjioze të Evropës: “Ne vazhdojmë të ndërtojmë historinë e këtij klubi dhe, pjesërisht, atë të futbollit francez. Nuk është kurrë e lehtë të arrish finalen e Champions League dy herë radhazi. Kjo tregon vlerën e ekipit dhe forcën tonë mendore”.

“Vitin e kaluar arritëm diçka të rëndësishme, por vazhdojmë të luftojmë dhe të japim gjithçka për të arritur përsëri në majë. Jemi gati dhe po i qasemi gjithçkaje në mënyrën e duhur. Por gjëja më e rëndësishme ende nuk ka ardhur. Nuk është vetëm ta luash këtë finale por dhe të përpiqesh ta fitosh atë“, tha francezi.

The post Lucas Hernandez i bindur: Po bëjmë historinë e futbollit francez dhe të Champions appeared first on Telesport.