Lidhja Demokratike e Kosovës sot hap fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.
Kandidatja për deputete nga lista e LDK-së, Alisa Jetullahu thotë se sot fillon një energji 99 herë më e madhe.
Ajo thekson se numri 99 është numri i atyre që besojnë se Kosova meriton më shumë.
“SOT FILLON NJË ENERGJI 99 HERË MË E MADHE 
Në hapjen e fushatës së LDK-së, do prezantohen njerëzit që do ta çojnë përpara zërin e qytetarëve.
99 — numri i atyne që besojnë se Kosova meriton ma shumë
“, shkruan ajo.









