“Falja është burrëri”, Haradinaj për pajtimin mes familjeve në festën e Kurban Bajramit

Kandidati për deputet nga Aleanca, Daut Haradinaj ditën e sotme është takuar me Albert Muçajn, i cili në festën e Kurban Bajramit shtriu dorën e pajtimit ndaj familjes Verbovci dhe familjes Tigani, pas një plagosjeje të rëndë.

Ai thotë se kjo ditë dhe ky veprim i madh që e bëri Alberti le të shërbejë si shembull për gjithë kombin tonë, t’ia shtrijmë dorën njëri tjetrit, të bashkohemi si popull, sepse vetëm të bashkuar mund të ecim përpara.

“Nuk duhet të ketë plumba mes vëllezërve shqiptarë. Falja nuk është ligësi e as dobësi, falja është forcë, burrëri dhe virtyt i shqiptarit të mirë. Respekt për Albertin dhe Jonin për këtë nder të madh. I nderuar qofsh”, shkruan Haradinaj.