Selimi: Kur Shqipëria hyn në BE, kosovarët do presin në radhë të gjata për të shkuar në bregdet

Gazetarja Clarissa Ward nga CNN, përmes një video të postuar në rrjete sociale, raporton se mbajtësit e pasaportave amerikane që udhëtojnë drejt Evropës po përballen me vonesa të gjata për shkak të Sistemit të ri të Hyrje/Daljes të BE-së.

Këtë postim e ka ndarë edhe ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi. Ky i fundit ka thënë se edhe qytetarët e Kosovës do të përballen me radhë të gjata, kur Shqipëria dhe Mali i Zi të hyjnë në BE.

“Kur Mali i Zi dhe Shqipëria të hyjnë në BE, këto do të jenë radhët që qytetarët e Kosovës do të duhet të durojnë për të shkuar në bregdet, vetëm pak orë larg. Ndoshta atëherë do të zgjohemi”, ka shkruar ai.