Aleanca hap sot fushatën zgjedhore në Gjakovë

Aleanca hap sot fushatën zgjedhore në vendin ku fillon çdo projekt i madh për Kosovën – në Gjakovë.

Në këtë tubim hapës, kryetari dhe i nominuari për kryeministër, Ardian Gjini, do të shpalosë programin dhe vizionin për të ardhmen e vendit, i ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: Siguri, Energji dhe Zhvillim.

Tubimi do të mbahet te Platoja e Parkut të Qytetit, me fillim nga ora 19:45.