Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan z.Keith Self, gjatë të cilit është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë dhe punën e Prokurorisë Speciale.
Kongresisti Keith Self, kryetar i nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në avancimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve të drejtësisë.
Takimi u vlerësua si një konfirmim i partneritetit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në mbështetje të institucioneve të drejtësisë.









