“Ka qenë një periudhë që e vuri shumë në provë formën time fizike dhe ekuilibrin tim mendor. Vetëm ata që e kanë përjetuar nga afër meje e dinë sa e vështirë ishte për mua. Për këtë arsye dua t’i falënderoj të gjithë ata që bënë të mundurën dhe të pamundurën që ky sezon të merrte një rrjedhë krejtësisht ndryshe nga ajo që patëm… Uroj që Milani të rikthehet të jetojë momente lavdie dhe të triumfojë sezonin e ardhshëm”. Ky ishte mesazhi që Rafael Leão ndau në rrjetet e tij sociale.
Portugezi vendosi të fliste në fund të një sezoni të komplikuar, aq të vështirë sa ka vënë në dyshim edhe të ardhmen e tij te Milani. Leao kërkohet nga Galatasaray dhe Fenerbahçe, por këto destinacione aktualisht nuk e bindin plotësisht lojtarin, pavarësisht ofertave të rëndësishme ekonomike nga klubet turke.
Megjithatë, mesazhi duket i qartë: largimi nga Milani në merkaton e ardhshme është gjithnjë e më pak i pamundur.
The post Leao: Ky sezon më sprovoi shumë, shpresoj që Milani të rikthehet te triumfet appeared first on Telesport.









