Hasanpapaj: Jemi të gjithë bashkë në LDK

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

Në një paraqitje televizive, Hasanpapaj ka thënë se zgjedhjet nuk janë të dëmshme, megjithatë sipas tij këto zgjedhje ishin të panveojshme.

Ai akuzoi LVV-në për zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke thënë se akoma nuk dihet përse i ndryshuan qëndrimet e tyre për ish-presidenten Osmani.

“Zgjedhjet nuk janë dëm, ato janë një element thelbësor i demokracisë megjithatë e dijmë se këtë radhë ishin të panevojshme. Shkaku që ne shkuam në zgjedhje ishte dështimi për zgjedhjen e presidentit, këto zgjedhje janë më shumë për president sesa për Qeveri”, ka thënë Hasanpapaj.

Kandidati me numër 34 në listën e LDK-së shtoi se elektorati do ta ndjek Vjosa Osmani, duke bërë të ditur se janë të bashkuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.