Lushaku-Sadriu e shpjegon modelin e mësimit tërëditor në krejt Kosovën

Jehona Lushaku-Sadriu, kandidate për deputete nga LDK ka sqaruar se cili është modeli i mësimit tërëditor që është realizuar në vitin 2024, e që do të ndiqet në krejt Kosovën.

“Meqë, gjatë takimeve po më kërkoni shpjegim se cili është modeli i Mësimit tërëditor që kam realizuar në Kryeqytet ne vitin 2024, ja ku e keni.

Ky është modeli ynë për shkolla me mësim tërëditor që do t’a ndjekim në krejt Kosovën.
E nëse edhe ju ia doni të mirën fëmijëve dhe shkollave për një arsim cilësor me kushte më të mira, mbështeteni LDK-në me numër 113”, shkruan ajo.