Pas fitimit të titullit kampion në Ligue 1, presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, ka festuar me skuadrën, por pa humbur nga sytë qëllimin përfundimtar: Triumfin në Champions League për të dytin vit radhazi.
Presidenti i ekipit parizien, vlerësoi punën në grup brenda klubit, duke theksuar se ky titull i pestë radhazi përfaqëson një arritje historike për PSG-në: “Jemi shumë krenarë për këtë kampionat të 14-të francez dhe titullin e pestë radhazi “, tha Al-Khelaifi.
“I përgëzoj lojtarët, Luis Enrique, Luis Campos dhe të gjithë stafin për punën e tyre të jashtëzakonshme gjatë gjithë sezonit“, shtoi presidenti i PSG, që theksoi konceptin e punës në grup, një temë qendrore në projektin e trajnerit të Luis Enrique.
“Ky sukses është rezultat i punës së shkëlqyer në grup dhe forcës së akademisë sonë të të rinjve, me gjashtë lojtarë të rinj që debutojnë profesionalisht. Në Paris Saint-Germain, ylli i vërtetë është ekipi“, tha Khelaifi.
Ai gjithashtu falënderoi tifozët, duke i quajtur ata fantastikë kudo, përpara se të zhvendoste menjëherë vëmendjen e tij te ndeshja e radhës e madhe evropiane. “Tani jemi plotësisht të përqendruar në ndeshjen në Budapest. Ka ende shumë punë për të bërë për të vazhduar të shkruajmë historinë tonë së bashku“, përfundoi Khelaifi.
The post Al-Khelaifi: Forca e grupit dhe akademia e PSG çelësi i suksesit, tani vëmendja në Champions appeared first on Telesport.








