Aktivisti i njohur nga rajoni i Dukagjinit, Driton Alaj, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Daut Haradinaj përmes profilit të tij në Facebook, ku ka vlerësuar angazhimin dhe prejardhjen politike të Alajt.
Haradinaj ka theksuar se Driton Alaj njihet gjerësisht si pjesë e një familjeje me kontribut të çmuar në zhvillimin e demokracisë në Kosovë, e cila ndër vite ka qenë mbështetëse e palëkundur e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe e vlerave rugoviane.
“Sot, Dritoni nis një rrugëtim të ri politik me Aleancën, me vullnetin e madh për të dhënë kontributin e tij në shërbim të qytetarëve dhe të së ardhmes së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas tij, angazhimi i Alajt përfaqëson një vlerë të shtuar për Aleancën, në kohën kur partia po zgjerohet me figura dhe aktivistë të përkushtuar nga rajone të ndryshme të vendit.









