Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca, tha se me një pjesëmarrje masive sonte në qendër të Deçanit, u bashkuan për të treguar edhe një herë se ky vend qëndron i bashkuar rreth Aleancës dhe vlerave të saj.
Ai thotë se Valdet Nuraj nga Strellci është personifikim i njeriut të palodhshëm.
“Sonte na bëri bashkë me qindra burra e gra, me zemër, besim dhe përkushtim, në mbështetje të Aleancës. Ndihem krenar për rrugëtimin dhe angazhimin e tij, si në luftë, ashtu edhe sot, gjithmonë pranë njerëzve dhe në shërbim të së mirës së vendit. Një shembull që frymëzon dhe një zë që ky rajon ka nevojë ta ketë në Kuvend”, tha ai.









