Osmani: Plot rini, plot ngjyra, e natyrisht bashkë me ta edhe plot fitore

Dyshja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku, ka qenë aktive edhe gjatë së hënës, në takime me qytetarë dhe kategori të ndryshme të shoqërisë.

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka ndarë momente nga takimi që bashkë me kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku kanë pasur me të rinjtë në Prishtinë.

Në fotografitë e shpërndara në rrjete sociale, shihet një numër i konsiderueshëm i të rinjve që kanë bashkëbiseduar me dyshen e LDK-së.

“Plot rini, plot ngjyra, e natyrisht bashkë me ta edhe plot fitore”, ka shkruar Osmani.