Rrahman Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook organizimin e një takimi të përbashkët me veteranët, invalidët dhe familjet e dala nga lufta e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ku do të marrë pjesë edhe kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza.
Sipas njoftimit, takimi do të mbahet të martën, më 26 maj, në Hotel Emerald, duke filluar nga ora 17:00.
“Me respekt të veçantë për veteranët, invalidët dhe familjet e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam kënaqësinë t’ju ftoj në një takim të përbashkët me kandidatin për Kryeministër nga PDK, Bedri Hamza. Do të bashkëbisedojmë për sfidat, vlerat dhe të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Rama.
Ai ka ftuar qytetarët dhe pjesëtarët e këtyre kategorive që të marrin pjesë në këtë bashkëbisedim për të diskutuar mbi çështjet dhe sfidat me të cilat përballet vendi.









